Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bëri me dije se të hënën në Kosovë janë shënuar 16 viktima nga sëmundja COVID-19.
Gjithashtu njoftohet se janë regjistruar edhe 827 raste të reja me koronavirus, bazuar në 5 049 mostra, të testuara në institucionet private e publike të shëndetësisë.
Sëmundjen e kanë kaluar 518 pacientë në të njëjtin interval kohor, por ndërkohë mbeten ende 12 635 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 83 012 raste me koronavirusin e ri, prej të cilëve 68 601 janë shëruar dhe 1 776 kanë humbur jetën.