1695 të infektuar dhe 56 viktima gjatë dy javëve të para të gushtit

Nga Exit News
1695 të infektuar dhe 56 viktima gjatë dy javëve të para të gushtit

1695 të infektuar dhe 56 viktima janë rregjistruar dy javët e para të gushtit ne vend.

Ndërkohë numri i të shëruarve gjatë këtyre dy javëve ka shkuar në 664.

Dita më me shumë të infektuar ka qënë 13 gushti  ku u rregjistruan 154 të infektuar, ndërkohë që ditët më me shumë viktima janë 3 gusht, 5 gusht, 6 gusht dhe 9 gusht ku janë rregjistruar 6 për secilën.

Dita më më pak të infektuar është rregjistruar më 3 gusht ku janë rregjistruar 101 të infektuar ndërsa dita me më pak viktima janë 7 gusht dhe 10 gusht ku është rregjistraur vetëm 1 për secilën.

Dita më me shumë të shëruar është 11 gushti ku janë shëruar 101 pacientë ndërsa dita me më pak të shëruar është me 1 gusht ku janë shëruar 9 pacientë.

Totali i të infektuarve në Shqipëri është 6 971 të infektuar dhe 214 viktima. Ndërkohë janë shëruar  3 616 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>