
Parlamenti i Kosovës tërhoqi sot nga rendi i ditës votimin për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Vendimi u morrë pasi mazhoranca nuk mundi të sigurojë dy të treta e votave në Kuvend, të nevojshme për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Shqyrtimi i marrëveshjes në Parlament u përcoll sot me protesta paqësore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Marrëveshja për përcaktimin e vijës kufitare midis Kosovë dhe Malit të Zi, e rëndësishme për negociatat me BE-në, u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy vendeve në Vjenë më 26 gusht 2015.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosja e quajtën këtë marrëveshje një padrejtësi për Kosovën, pasi 8200 ha tokë nga territori i Kosovës i jepet Malit të Zi.