TI: Korrupsioni pasojë e ndërhyrjeve politike—Pikat kryesore të raportit

TI: Korrupsioni pasojë e ndërhyrjeve politike—Pikat kryesore të raportit

Në Shqipëri ka korrupsion të lartë për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë së institucioneve të pavarura mbikqyrëse në vend.

Kështu pohon në raportin të përvitshëm për Shqipërinë të Transparency International, organizatës më të rëndësishme kundër korrupsionit në botë.

Disa nga përfundimet dhe rekomandimet kryesore të raportit janë:

Përfundime:

  • Institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit si Prokuroria, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ndodhen nën presion e politikës, çka nuk lejon ata të përmbushin detyrën e tyre në luftën kundër korrupsionit.
  • Kuadri ligjor i Shqipërisë nuk garanton pavarësinë e këtyre institucioneve nga politika, megjithëse reformat e fundit në vend janë hartuar sipas kërkesave të Bashkimit Evropian.
  • Reforma në drejtësi duket një fillim i mirë, por duhet të zbatohet. Disa prej ligjeve që shoqërojnë reformën priten të miratohen nga Parlamenti dhe më pas, qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për zbatimin e saj.
  • Partitë politike – vlerësuar me nivelin më të ulët të integritetit krahasuar me institucionet dhe aktorët e tjerë të vëzhguar – nuk janë të detyruara ta raportojnë burimin e fondeve dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përgjegjës për mbikëqyrjen e partive politike dhe financimit të fushatës, pengohet nga ndërhyrjet e partive pasi janë këto që emërojnë anëtarët e tij. Pavarësisht se anëtarët bëjnë një betim paanshmërie, vitet e fundit ndikimet politike kanë qenë të dukshme.
  • Burimet njerëzore të KQZ-së për mbikëqyrjen e financimit të fushatave – vetëm dy punonjës – janë të pamjaftueshme, duke ia transferuar një pjesë të punës auditorëve të jashtëm. Këta të fundit, në mungesë të shtysave, nuk kanë mbikëqyrur siç duhet partitë politike dhe financat e tyre.

Rekomandime:

  • Partitë politikë duhet të kenë standarde më të larta në përzgjedhjen e kandidatëve elektoralë dhe funksionarëve publike. Ato duhet të garantojnë profesionalizëm dhe integritet në sektorin publik.
  • Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore duhet të fillojë të funksionojë sa më shpejtë dhe të ketë në fokus pavarësinë e plotë të administratës zgjedhore.
  • Parlamenti duhet të ngrejë urgjentisht një komision të posaçëm – të asistuar nga një sekretariat teknik – për reformën në konfliktin e interesit dhe rregulloret mbi lobimin. Ky komision duhet të ketë të drejtën të propozojë ndryshime që lehtësojnë kuadrin ligjor, forcojnë pavarësinë e institucioneve dhe ndihmojnë zbatimin në praktikë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>