17,307 të infektuar dhe 301 viktima gjatë nëntorit

Nga Exit News
17,307 të infektuar dhe 301 viktima gjatë nëntorit

17,307 të infektuar dhe 301 viktima janë rregjistruar gjatë muajit nëntor në vend.

Ndërkohë numri i të shëruarve gjatë këtij muaji ka shkuar në 7,660.

Dita më me shumë të infektuar ka qënë 20 nëntor, ku u regjistruan 836 të infektuar, ndërkohë që dita më me shumë viktima ka qënë 27 nëntor, ku janë rregjistruar 18 viktima.

Dita më më pak të infektuar është rregjistruar më 2 nëntor ku janë rregjistruar 321 të infektuar ndërsa dita me më pak viktima ka qënë 8 nëntor ku jane rregjistruar vetëm 2 viktima.

Dita më me shumë të shëruar është 16 nëntor ku janë shëruar 564 pacientë ndërsa dita me më pak të shëruar është me 1 nëntor ku janë shëruar 57 pacientë.

Totali i të infektuarve në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë, është 38,182 të infektuar dhe 810 viktima. Ndërkohë janë shëruar 18,849 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>