10 Nëntor:
“Ça të komentoj, këto janë lajmet nga kënetat. Unë kur flas për kënetat mediatike, nuk flas për mediat në tërësi, por për kënetat mediatike ku operon media shqiptare dhe ashtu si media ka të drejtë të thotë ça të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka luksin që të mos bëjë asnjë përpjekje për të provuar asgjë nga ato që thotë, ashtu siç besoj se media s’mund të sillet si ‘lulja mos më prek’ në kuptimin e fjalëve”.
13 Nëntor:
“Risqaroj se për asnjë çast dhe asnjëherë – dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, nga prononcimet e mia, para se të bëhej ky propozim – nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një nismë për të cënuar qoftë dhe në formën e një nisme ligjore lirinë e plotë të fituar të medias në vite të tëra betejash dhe përpjekjesh.
Ndjesa ime të cilën dua ta përsëris që ta dëgjojë i gjithë publiku dhe kushdo ndër njerëzit e shtypit që meritojnë respekt, apo media që meritojnë respekt, se ka dhe të tilla: Kurrë nuk do cënohet asgjë për çka ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre.”