Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet organizuan sot një aktivitet për të falenderuar qytetarët për fitoren e zgjedhjeve lokale në Dibër.
I gjithë takimi u shoqërua me batuta, ku ranë më shumë në sy ato të Kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të PDIU-së Qamil Lata.
Kryeministri Rama:
“Kjo votë është besim i jashtëzakonshëm, një detyrim i shumëfishuar ndaj Dibrës ndërsa PD mori opingat e Sheros.”
“Të flasësh për PD është si të flasësh për një kalë që nuk tërheq dot asnjë karrocë, ndjesë kalit se kali është një kafshë shumë fisnike edhe kur nuk tërheq asnjë karrocë.”
“Është e vërtetë që nuk kam ardhur në Dibër për një periudhë të gjatë kohe, pas zgjedhjeve 2013. Nuk kam ardhur sepse thoja, do të shkoj por nuk e di çfarë ti them.”
“[I thashë Muharrem Ramës] unë e ndjej që ti do fitosh, por nuk e di a je mat mirë çfarë të pret mbrapa? E dini si më tha? Unë jam Rama i vogël, detyrë kam me fitu, punët e tjera i bën Rama i madh”
Përfaqësuesi i PDIU-së Qamil Lata:
“O Lul Basha more hutaq, s’rrifet Dibra mor me kërbaç! O Lul Basha more krejeshnek, s’mbahet Dibra mor me kamxhik”