Kryeministri Rama: Policia ka rilindur, PD të qepë gojën! – Pikat kryesore të fjalimit të kryeministrit

Kryeministri Rama: Policia ka rilindur, PD të qepë gojën! – Pikat kryesore të fjalimit të kryeministrit

Sot, kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri inauguruan godinën e rikonstruktuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Murin e Memories, një memorial për të kujtuar policët e rënë gjatë detyrës.

Deklaratat kryesore të  kryeministrit Rama ishin:

Për Policinë e Shtetit dhe godinën e rikonstruktuar:

  • Suvaja e rrjepur e kësaj godine ishte simbolika e drejtëpërdrejtë e rrjepjes së imazhit së fytyrës së Policisë së Shtetit.
  • Në këto tre vite besoj se mund të jemi krenarë për ç’ka kemi bërë, për ta rilindur Policinë e Shtetit.
  • Në tre vjet kemi investuar për Policinë e Shtetit më shumë se çdo qeveri në 25 vite të marra së bashku. Rritëm deri në 25 për qind rrogat e policisë së shtetit.
  • Lufta me krimin drogën dhe trafikun dhe për sigurinë e qytetarit është sot sikur nuk ka qenë kurrë më parë edhe më e mirë do të bëhet
  • Patjetër do të vazhdojmë të rrisim dhe rrogat e policisë, por të mos xhelozohen nëse do i rrisim më shumë pagat e mësuesve këtë herë.
  • Së shpejti do bëhet prezantimi i transformimit rrënjësor, sasior dhe cilësor i gjithë uniformave të policisë së shtetit.

Për Murin e Memories:

  • Është simboli i një vullneti të hekurt për të mos i harruar më dëshmorët e policisë së shtetit dhe për të formuar rreth tyre një mit, mitin e uniformave blu.

Për Partinë Demokratike:

  • PD ka bërë atë që asnjë parti politike, marksiste apo fashiste nuk e bën sot dhe nuk e ka bërë dje apo pardje në një vend demokratik: sulmon çdo ditë policinë e shtetit, jo thjesht ministrin, por policët.
  • Një parti që i quan punonjësit e policisë “çunat e krimit” është fundi i vetëdijes morale qytetare e politike.
  • Sulmet ndaj meje dhe ministrit të Brendshëm janë fjalë që jo na hyjnë nga një vesh e na dalin nga tjetri, por  nuk na hyjnë as në njërin vesh, e jo më të na dalin nga tjetri.
  • Lëreni policinë të bëjë detyrën dhe vazhdoni merruni sa të doni me mua, me ministrin.
  • Nëse nuk keni asnjë ide sugjerim apo mendje në kokë për të ndihmuar që puna të bëhet më e mirë, minimalisht qepeni gojën sepse rezultatet e policisë së shtetit janë të dukshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>