Ministri Tahiri krenar që policia ka shpëtuar një kotele

Ministri Tahiri krenar që policia ka shpëtuar një kotele

Sot, kompania e investitorit amerikano-libanez Fadi Mitri deklaroi se do të tërhiqet nga investimi 450 milionë dollarësh në Lalëz dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri, pas dhunimit të Zotit Mitri, pak ditë më parë.

Sot, një 16 vjeçar u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij, në një gjimnaz të Tiranës.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pak orë më parë, postoi në profilin e tij lajmin për shpëtimin e një koteleje.

“2 police patrulle, Arsela dhe Enea, dje naten shpetuan kete kotele ne TR. Xhest fisnik per #policineqeduam #faleminderit
Motiv perfekt per ata qe do na shajne perseri, si cdo dite,” shkruan ministri.

Ministri Tahiri duket se po i reklamon qytetarëve një realitet tjetër nga ai që ata jetojnë, ku siguria për jetën vihet në rrezik çdo ditë.

Postimet e ministrit i ngjajnë më shumë një tentative për të shkëputur vëmendjen nga krimi dhe pasojat që sjell ai, varfëri e pasiguri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>