OBSH: 1824 njerëz vdesin çdo vit në Shqipëri nga ajri i ndotur

OBSH: 1824 njerëz vdesin çdo vit në Shqipëri nga ajri i ndotur

1824 shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e ndotjes së ajrit, gjatë vitit 2012. Kështu raporton Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në një raport të saj për vlerësimin e ndotjes së ajrit në botë.

Me 64 vdekje për çdo 100 mijë banorë Shqipëria është e njëzeta mes 184 vende për numrin më të lartë të vdjekjeve me shkak ndotjen e ajrit. Vendi ku ndotja shkakton më shumë viktima është Kina. Pesë vendet e tjera pas saj janë Ukraina, Bullgaria, Bjellorusia, Rusia, Bosnjë-Hercegovina

Në përgjithësi në botë, shumica e ndotjes së ajrit shkaktohet nga djegia e pakontrolluar e mbeturinave, qarkullimi i makinave, si dhe termocentralet me qymyr.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar disa herë se niveli botëror i vdekjeve nga ajri i ndotur ka arritur në nivele alarmante. OKB u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve të marrin masa për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>