
1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria kanë marrë notën 10 në provimin e matematikës në maturën shtetërore. Lajmin e dha Ministrja e Arsimit Evis Kushi, të premten.
Kushi në një postim në Facebook u shpreh se “pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë”.
Maturantët protestuan për provimin e matematikës, duke u shprehur se ai ishte jashtë kurikulës mësimore. Ministria e Arsimit vendosi uljen e pragut të pikëve për notat vlerësues.