Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Auro Sulçe për hidrocentralet në luginën e Valbonës, konfliktin me Bankers e çështje të tjera.
Deklaratat kryesore të tij ishin:
Për hidrocentralet në Luginën e Valbonës:
- [Kontratat për 11 hidrocentralet në Valbonë] janë kontrata të trashëguara nga qeveria e kaluar që kanë detyrimet e tyre. Janë pasoja të ish-qeverisjes.
- Është kollaj të thuash anuloje. Të anulosh një kontratë të ligjshme ka pasoja financiare të mëdha.
- Nuk është ministria e Energjitikës përgjegjëse për vlerësimin mjedisor dhe për anulimin e kontratave.
- Në zonën e Valbonës nuk do të jepen më kontrata koncesionare.
- Në zonën e Valbonës dhe në zonat e mbrojtura ne jemi treguar të frenuar për politikat koncesionare.
- Ne kemi angazhuar veten që në zona të mbrojtura mjedisore nuk do të bëjmë ndërhyrje. Brenda hapësirave ligjore cfarë kemi mundësi ti pengojmë do ti pengojmë.
Për konfliktin e qeverisë me Bankers:
- Ne jemi duke u përgatitur për tu përballur në arbitrazh me Bankers. Kuptohet që procesi ka kosto, por ne do të shikojmë të gjitha interesat e shtetit shqiptar.
- Është një proces i vështirë për shkak të modelit të keq të kontratës të negociuar nga qeveria e mëparshme.
Për hidrocentralet në Skavicë:
- Nuk pati oferta për Skavicën për shkak të akuzave të opozitës.