Qytetarët Presidentit Nishani: Mos dekreto ligjin e plehrave

Qytetarët Presidentit Nishani: Mos dekreto ligjin e plehrave

Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) dhe qytetarë të angazhuar takuan sot Presidentin Nishani për të kërkuar mosdekretimin e ligjit për importin e plehrave, miratuar nga Kuvendi më 22 shtator.

Qytetarët u shprehën se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit. Ata argumentuan se ligji u hartua dhe miratua në shkelje të hapur të Konventës Aarhus, të Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Ligjit për Mjedisin dhe një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave.

Ata shprehën, gjithashtu, dhe shqetësimin për dëmtimin e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, pasojë e importit dhe riciklimit të plehrave në vend.

Presidenti Nishani, që ende nuk ka bërë dekretimin e ligjit, shprehu gatishmërinë e tij për të marrë parasysh argumentet e kërkesat e qytetarëve dhe për të respektuar interesin publik.

Ky takim konsultues, i thirrur përpara se Presidenti i Republikës të shprehet si interpretues i parë i Kushtetutës së Republikës, është i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin juridik dhe legjislativ, por edhe në atë të interesit të qytetarëve, për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka shkaktuar në opinion publik aprovimi i këtyre ndryshimeve ligjore në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>