Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Serbi. Gjatë vizitës Kryeministri do të promovojë botimin në serbisht të librit të tij “Kurban” si dhe do të marrë pjesën në dy forume.
Më poshtë Exit.al sjell më shumë informacion nga aktivitetet e planifikuara gjatë vizitës.
Forumi i Sigurisë në Serbi
Kryeministri Rama dhe ai serb Vuçiç morën pjesë sot në të ashtuquajturin Forumi i Sigurisë i Beogradit, një diskutim i përvitshëm organizuar prej vitit 2011 nga tri organizata joqeveritare serbe—Fondi i Beogradit për Ekselencën Politike, Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, dhe Lëvizja Europiane në Serbi. Qellimi i forumit është shkëmbimi i mendimeve për çështje të sigurisë në rajon.
Në forum marrin pjesë analistë politikë, pedagogë, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe punonjës publikë nga vende të rajonit dhe më gjerë, përfshi Çeki, Bullgari, Slloveni, Hungari, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.
Prania e një Kryeministri është e pazakontë për këtë forum.
Promovimi i librit “Kurban”
Kryeministri Rama do të promovojë librin e tij “Kurban”, sot mbasdite në hotelin “Crown Plaza”, në Beograd.
Forumi Ekonomik Serbi- Shqipëri
Forumi është një takim i biznesit serb dhe shqiptarë në praninë e dy kryeministrave. Ai organizohet me kërkesë të bizneseve të dy vendeve.
Në këtë takim, Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga biznesmen shqiptarë. Marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nuk klasifikohen as në listën e 10 vendeve kryesore me të cilët Shqipëri ka marre