Presidenti kthen ligji e mbetjeve në Kuvend

Presidenti kthen ligji e mbetjeve në Kuvend

Presidenti Bujar Nishani ktheu sot në Kuvend ligjin për lejimin e importimit të mbetjeve në vend. Ligji i importit të mbetjeve u miratua në Kuvend, pavarësisht protestave të vazhdueshme të qytetarëve.

Arsyet e cituara në dekretin e Presidentit janë si më poshtë:

  • Ligji është në kundërshtim me direktivën e BE 2008/98/EC, në të cilin thuhet se çdo shtet duhet të synojë të menaxhojë mbetjet e veta dhe mbetjet duhet të trajtohen afër burimit të prodhimit.
  • Ligji i mbetjeve nuk është një detyrim i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
  • Ligji është në kundërshtim me konventën e Bazelit të ratifikuar në 1997, sipas së cilës “ndalohet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera në qoftë se ka arsye të besohet që mbetjet në fjalë nuk do të trajtohen në një mënyrë të shëndoshë nga ana mjedisore”.
  • Ligji ka shkelur Konventa e Aarhus “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”.
  • Ligji bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës, përmes të cilit përcaktohet se: ”Shteti brenda kompetencave dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”.
  • Ligji është në kundërshtim me nenin 56 të Kushtetutës referuar të drejtës së qytetarëve për t’u informuar me gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.
  • Sipas progres raporteve të BE-së, vendi ynë nuk ka kapacitetet e duhura të kontrollit dhe monitorimit institucional, të cilat do të lejonin kontrollin efektiv, moslejimin dhe mospërdorimin e importimit të mbetjeve jo të rrezikshme.
  • Nuk janë bërë investigimet e nevojshme pranë doganave të vendit dhe pranë impianteve të riciklimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>