
Policia italiane kapi sot 650 kilogramë marjuanë në një qytet të Brindizit. Pakot e drogës ishin të fshehura mbrapa murit rrethues të një vile në afërsi të detit. Në bregdet u gjend edhe një gomone e braktisur. Policia shprehet se sasia e drogës ka ardhur nga Shqipëria. Vlera e tregut e drogës së kapur është rreth tre milionë euro.