![Koronavirus, Covid-19, Infografiku nga Diver Santi ©️Exit News 19 mësues dhe 6 nxënës me Covid-19 në 7 shkolla në Elbasan](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-16-at-13.43.29-1.jpeg)
19 mësues dhe 6 nxënës janë të infektuar me koronavirus në 7 shkolla në Elbasan, raporton Balkanweb.
Shkollat e prekura janë Medreseja e Elbasanit, “Konstandin Kristoforidhi”, “Dhaskal Todri”, “Bardhyl Popa”, “Vasil Kamami”, “IMSA” dhe “Nikola Koperniku” .
Mësuesit dhe nxënësit e infektuar janë karantinuar. Deri më tani nuk ka një reagim nga Ministria e Arsimit për vazhdimin e mësimit në këto shkolla.