19 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Vendi shënoi 468 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sot u shëruan 683 persona, ndërsa rastet aktive shkuan në 13.195.
Kosova ka raportuar 42.805 të prekur nga Covid-19 që nga rasti i parë në mars 2020. Prej tyre, 1.106 kanë vdekur.
Qeveria vendosi orë izolimi dhe ndalim të aktiviteteve të disa bizneseve nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.