Shqipëria e dyta në Evropë për vrasjet me armë

Shqipëria e dyta në Evropë për vrasjet me armë

Shqipëria renditet e dyta në Evropë për nivelin më të lartë të vrasjeve me armë zjarri. Studimi, bërë nga dy hulumtuese zvicerane, për vrasjet e dhunshme dhe me armë zjarri u publikua sot në Qendrën e Studimeve të Sigurisë. Në studim janë marrë të dhënat zyrtare të të gjithë vendeve evropiane që prej vitit 2004.

Shqipëria renditet e dyta në Evropë me 3 vrasje me armë zjarri për 100 mijë banorë. Vetëm Rusia ka një nivel më të lartë se ne, prej 3,8 vrasjesh për 100 mijë banorë.

Studimi tregon se numri i vrasjeve pa armë zjarri  në Shqipëri është ulur.

Të dhënat zyrtare të Shqipërisë mungojnë për 5 vitet e fundit dhe raportet e qeverisë nuk përcaktojnë nëse vdekjet janë shkaktuar nga armët e zjarrit apo jo.

Megjithatë raporti i Prokurorit të Përgjithshëm mbi situatën e krimit në vend për vitin 2015, raportonte një total prej 217 personash të dënuar për vrasje, pa u specifikuar nëse janë vrasje me armë zjarri apo jo. Duke pasur parasysh të dhënat e studimit, dhe në vitin 2015, shkalla e vrasjeve me armë zjarri duhet ti afrohet një norme prej 3 vrasje për 100 mijë banorë.

vrasje-me-arme-zjarri

Gazetari Jack Davies, në një artikull për Politico, në janar 2016, jep një vështrim më të thellë për shkaqet e numrit të lartë të vrasjeve me armë zjarri. Ndër të tjera në artikull përmendet rasti i deputetit socialist Armando Prenga, i cili pavarësisht se akuzohet për plagosje me dashje me armë zjarri, vazhdon të jete deputet në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>