192 mijë qytetarë janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat e vaksinë, në vend. Ndërsa në total, në vend u vaksinuan 638,338 persona.
Të dhënat u publikuan nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në Facebook, të premten.
Shqipëria nisi procesin e vaksinimit më 11 janar 2021. Në fillim u vaksinuar mjekët, infermierët dhe personat mbi moshen 85 vjeç.
Tani, procesi vazhdon me vaksinimin e personave mbi 60 vjeç, punonjësve të fasonerive, të hotelerisë, gazetarët e terrenit dhe personat me sëmundje imunitare.
Në vend po administrohen 4 lloje vaksinash, Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik V.