19,255 të infektuar dhe 359 viktima gjatë dhjetorit

Nga Exit News
19,255 të infektuar dhe 359 viktima gjatë dhjetorit

19,255 të infektuar dhe 359 viktima janë rregjistruar gjatë muajit dhjetor në vend.

Ndërkohë numri i të shëruarve gjatë këtij muaji ka shkuar në 14,491.

Dita më me shumë të infektuar ka qënë 10 dhjetor, ku u regjistruan 873 të infektuar, ndërkohë që dita më me shumë viktima ka qënë 5 dhjetor, ku janë rregjistruar 19 viktima.

Dita më më pak të infektuar është rregjistruar më 28 dhjetor ku janë rregjistruar 318 të infektuar ndërsa dita me më pak viktima ka qënë 30 dhjetor ku jane rregjistruar vetëm 4 viktima.

Dita më me shumë të shëruar është 21 dhjetor ku janë shëruar 631 pacientë ndërsa dita me më pak të shëruar është me 20 dhjetor ku janë shëruar 290 pacientë.

Totali i të infektuarve në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë, është 59,438 të infektuar dhe 1193 viktima. Ndërkohë janë shëruar 34,648 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>