Eurodeputeti për zgjerimin e BE-së Eduard Kukan bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Ilva Tare, në televizionin OraNews.
Zoti Kukan theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit të vetigut dhe nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi si kushtin kryesor për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Deklaratat kryesore të Zotit Kukan janë:
- Data ose koha e saktë për të filluar negociatat për anëtarësim është e lidhur me kushtet që përmenden [në raport]. Theksi është tek zbatimi i reformës në drejtësi.
- Pa zgjidhur këto probleme, veçanërisht ligjin e rivlerësimit duket se komisioni nuk është gati të rekomandojë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
- Nuk mendoj se komisioni do të presë për zbatimin e të gjithë ligjeve [të reformës në drejtësi]. Zbatimi i të gjithëve mund të kërkojë shumë kohë. Por nëse vetëm njëri zbatohet apo dy prej tyre, kjo do të tregojë se është e mundur për vendin që të zgjidhë këto çështje. Mendoj se në atë kohë […] një datë mund t’ju caktohet.
- Opozita ka të drejtën legjitime për të dërguar këto ligje në Gjykatën Kushtetuese, nuk po shkelin asgjë, është e drejta e tyre e shenjtë dhe gjykata kushtetuese duhet të vendosë nëse [ligji i vetingut] është kushtetues apo jo.
- Zgjedhjet në çdo vend janë me të vërtetë testi më transparent për demokracinë e vendit: si përgatiten, si zhvillohen në ditën e zgjedhjeve, pranohet rezultati apo jo nga të gjitha partitë politike, janë apo jo të besueshme dhe në mënyrë që të kryeni këtë, ju keni 53 rekomandime nga ODIHR. Unë jam sinqerisht i shqetësuar që nuk i keni zbatuar ato dhe koha po përfundon.