Banorët e Mbrostarit protestojnë kundër impiantit të plehrave

Banorët e Mbrostarit protestojnë kundër impiantit të plehrave

Banorët e Mbrostarit, zonës ku do të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve, protestuan sot kundër ndërtimit të tij. Ata i kërkuan kryetarit të Bashkisë Fier Armonado Subashit të ndalojë ndërtimin e impiantit.

Qytetarët thanë se asnjë përfaqësues i pushtetit lokal apo qendror nuk ka marrë mendimin e banorëve për impiantin e plehrave. Ata u shprehën të shqetësuar për ndotjen dhe sëmundjet që mund të shkaktohen nga djegia e përpunimi i plehrave aq pranë zonave të banuara.

Vendimi për ndërtimin e impiantit të plehrave në Mbrostar u mor dje në Këshillin Bashkiak të Fierit, vetëm me votat e këshilltarëve socialist. Këshilltarët e Partisë Demokratike votuan kundër, ndërsa ato të LSI-së abstenuan.

Ky impiant ishte parashikuar të ndërtohej në Plykë të Fierit. Por, pas protestave të banorëve, u vendos të ndërtohej në Mbrostar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>