
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana njoftoi se kandidati për kryetar partie Fatbardh Kadilli ka sjell listën e komisionerëve, për 54 komisione nga 76 në total.
Në një dalje për median, të shtunën, Gjana u shpreh se: “Kandidati Agron Shehaj do ta sjell listën e komisionerëve pasdite. Ndërsa Edit Harxhi ende nuk ka sjell asnjë komisionerë”. Ndërkohë Lulzim Basha ka dërguar emrat e komisionerëve tëpremten.
Gjana njoftoi se “asnjë komisioner nuk do të bëhet pjesë e komisioneve të votimit dhe numërimit, nëse nuk i takon degës ku caktohet”.
Të dielën në PD do të mbahen zgjedhjet për kryetar të partisë. Kandidatët janë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Lulzim Basha.