2 persona arrestohen dhe 3 ndiqen penalisht për zjarrëvënie në malin e Tomorrit

2 persona arrestohen dhe 3 ndiqen penalisht për zjarrëvënie në malin e Tomorrit

Shtetasit Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç janë arrestuar të martën për zjarrëvënie në malin e Tomorrit.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë, B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, po ndiqen në gjendje të lirë. Ata janë të gjithë banues në Lybeshë të Poliçanit dhe kanë qënë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit.

Personat kanë ndezuar zjarr gjatë asaj kohë, që më pas është përhapur në pyjet e Parkut Kombëtar të Tomorrit, duke përshirë dhjetra hektar tokë.

Zjarri vazhdon të digjet edhe pas 24 orëve, ndërkohë që, është angazhuar ushtria për ta përmbajtur pasi terreni pamundëson ndërhyrjen nga toka.

E vetmja mundësi mbetet ndërhyrja nga ajri, por deri tani nuk ka patur njoftim nga autoritetet për një ndërrmarrje të tillë.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta akuzoi strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që, shumë orë pas rënies së zjarrit, nuk kishin angazhuar mjete dhe njerëz për shuarjen e tij.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>