
Sot, më 3 qershor, në vend u shënuan 2 vrasje dhe 7 të arrestuar. Sipas njoftimit të policisë së Shtetit:
Në Shkodër u arrestua një person për armëmbajtje pa leje.
Në Lushnje vritet një 62-vjecar e plagoset një 31 -vjecar (babë e bir), pas një konflikti në lokalin e tyre.
Në Vlorë, Shkëlzen Velajt u vra me kallashnikov në derën e shtëpisë së tij. Velaj ishte vëllai i Ardi Velajt të vrarë në masakrën e Colës, në vitin 2015.
Në Vorë, arrestohet një grua 36-vjeç për grabitje e 75 mijë eurove në shtëpinë e një të moshuari, të shtunën.
Në Durrës, 3 persona u arrestuan për shitjen e minave me telekomandë. Ato kushtonin 3 mijë euro secila.
Në Pogradec, 2 persona u arrestuan për transport të paligjshëm të 5 migrantëve.