
Dy persona u vranë, 18 të tjerë u plagosën në përleshjet midis migrantëve në zonën e Zhegar në Bihaq, në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës, të mërkurën.
Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Alle Shildediq, zëdhënës i policisë në kantonin Una-Sana.
“Bëhet fjalë për pakistanezë, që thuhet se i kanë sulmuar afganët. Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, tha Shildediq për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, hetimet janë në vazhdim e sipër.
Aktualisht në Bosnje – Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 migrantë dhe refugjatë. Rreth 6,000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi.