344 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2,281 personave të testuar.
Në 24 orët e fundit, dy pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën. Ndërsa 230 pacientë janë shëruar.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 63 433 të infektuar me Covid-19.
Prej tyre, 1,534 persona kanë humbur jetën, 54 891 janë shëruar dhe 7,008 janë ende të infektuar.