
2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë u plagosën rëndë gjatë natës së 26 shtatorit, në Pogradec, Vlorë, dhe Ersekë.
Një grua u gjet e vdekur në banesën e saj në Pogradec. Në banesë u gjend edhe fëmija 10 vjeçar, me aftësi të kufizuara, në gjendje të mirë shëndetësore.
Një 54 vjeçare u hodh nga kati i pestë i pallatit ku jetonte, në Vlorë.
4 persona u plagosën rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik në Ersekë.