
Dy viktima nga aksidentet me makinë u shënuan në orët e fundit. Një 50 vjeçar humbi jetën pasi u aksidentuan nga një makinë në rrugën Levan -Vlorë.
Ndërsa një 60 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në autorstradën Tiranë-Durrës.
Të premten, policia ka hequr 14 patenta për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe ka arrestuar 4 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.