Policia ka kontrolluar 97 subjekte për shfrytëzim të stacioneve të plazhit në Durrës, Shkodër dhe Vlorë, ndër to vetëm 17 nuk kishin leje për shfrytëzimin e plazhit. Sipas njoftimit të policies, të mërkurën, në Facebook, në:
Vlorë, Himarë, dhe Sarandë u kotrolluan 37 subjekte, ndër to 5 parcela u gjetën pa leje, u hoqën 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.
Shengjin, Lezhë nuk u gjet asnëj subjekt në shkelje.
Seman, Darzezë, dhe Divjakë u gjetën 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.
Velipojë dhe Shkodër u kontrolluan 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania. Në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.
Durrës u kontrolluan 30 subjekte, 7 prej tyre ishin pa leje. Policia hoqi rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.
Policia po kryen kontrolle pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama, të martën për subjektet që shfrytëzojnë rërën pa leje.
Kujtojmë se për shkak të konflikteve për shfrytëzimin e plazheve të dielën u vranë 4 persona në Velipojë dhe u dogjën 60 shezlongje në Dhërmi.