
20 përqind e popullsisë në vend ka marrë të paktën një dozë vaksine kudnra koronavirusit. Ndërsa, 140 mijë persona u vaksinuan plotësisht, me të dyja dozat.
Të dhënat i njoftoi Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugerta Tomini, në një intervistë për ABC News.
“130 mijë individë e kanë kaluar sëmundjen me diagnozë laboratorike. Individët që vaksinohen me Pfizër për dy javë e kanë imunitetin e plotë, ndërsa grupi i të vaksinuarve me AstraZeneca e kanë 8 deri në 12 javë”, u shpreh Tomini.