20 eurodeputetë të grupeve të ndryshe politike i kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të gjejnë një zgjidhje për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veritu para fundit të vitit. Eurodeputetët paralajmërojnë se mos hapja e bisedimeve me dy vendet po vë në rrezik besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Deklarata e përbashkët e 20 eurodeputetëve në Parlamentin Evropian u postua në Twitter, nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, të martën. Në të shkruhet se:
“Eurodeputetët u shprehën se Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit, duke theksuar përpjekjet për reformat, në vecanti për atë në drejtësi, si dhe për vlerësimin pozitiv të Komisionit.
Ata shtuan se duhet që shqipëria të bëjë më shumë përpjekje në disa fusha të tjera, në mënyrë që të përbushë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
Ata i kanë bërë thirrje Bullgarisë të gjej një kompromis me Maqedoninë e Veriut për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të mos vonohet procesi i anëtarësimit”.