20 europarlamentarë të Parlamentit Evropian i kanë kërkuar drejtuesve të lartë të BE-së të dënojnë shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Letëa i drejtohet Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, Kryetares së Komisionit të Kulturës Mariya Gabriela, Komisionerit të Zhvillimit Varhelyi dhe Zëvendëspresidentes së KE-së Margaritis Schinas. Atyre i kërkohet të mbajnë një qendrim të qartë mbi çështjen e Teatrit dhe të nxisin politikat në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
“Vlerat europiane duhet të ndahen dhe të mbrohen. Ndaj ne i bëjmë thirrje vigjilencës tuaj në lidhje me trajtimin e sektorit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Ne ju kërkojmë ju, të mbani një qendrim të qartë si BE në lidhje me këtë çështje.
Si fillim duke dënuar shembjen e godinës historike dhe duke promovuar një politikë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendet fqinje”, shkruhet në letrën e eurokomisionerëve.
Le théâtre National de Tirana faisait partie du patrimoine culturel albanais et était toujours demeuré un lieu de liberté.Les autorités de Tirana l’ont détruit au petit matin alors qu’il était occupé. Avec plusieurs députés🇪🇺 @renew @Renaissance_UE nous condamnons cet acte. pic.twitter.com/BQEGX1sbpI
— Laurence Farreng (@laurencefarreng) May 29, 2020