20 mijë doza të tjera të Pfizerit vijnë në prill

Nga Exit News
20 mijë doza të tjera të Pfizerit vijnë në prill

20 mijë doza të vaksinës së Pfizerit do të vijnë në vend në muajin prillit. Ndëro to 7 mijë doza do të vijnë javën e parë të prillit. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë monitorimit të ditës së 4-të të vaksinimit masiv të të moshuarve në vend.

“Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit prill rreth 20 mijë doza. Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para, e më tej deri në datë 19 prill 20 mijë doza. Ndërkohë që presim që të lëvrohen edhe sipas kalendarit të lëvrimit dhe pjesa tjetër e dozave Sinovac”, u shpreh Manastirliu, të mërkurën.

Manastirliu u shpreh se numri i vaksinave do të rritet, deri në 50 mijë vaksinime në ditë:

“Të gjithë ekipet tona të vaksinatorëve po bëjnë një punë shumë të mirë. Fakti që për tre ditë radhazi kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme. Por sigurisht jemi përgatitur që të rrisim numrin e vaksinimeve nëpërmjet kapaciteteve tona të burimeve njerëzore, të cilat tashmë i kemi trajnuar dhe i kemi futur edhe në forcë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>