Presidenti Bujar Nishani shprehet se draft buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017 është në kundërshtim me direktivat e NATO-s. Ai i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të mos e votojnë këtë draft buxhet.
Në letrën dërguar deputetëve, Presidenti Nishani argumenton se:
- Ky është [buxheti] më i ulët që prej vitit kur Shqipëria mori statusin e vendit Aspirant në 1999;
- Draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO;
- Ministria e Mbrojtjes parashikon të rrisë në mënyrë të konsiderueshme numrin e personelit, përtej detyrimeve të përcaktuara.