Gunther Krichbaum ka reaguar për keqinformin që i është bërë vizitës së tij dhe kushteve që ai i paraqititi qeverisë shqiptare në emër të shumicës parlamentare të Bundestagut gjerman
Për të shmangur çdo insinuatë dhe për të mos lënë asnjë dyshim mbi seriozitetin e shtatë prioriteteve dhe legjitimitetin e tyre si kërkesë e shumicës parlamentare gjermane, Krichbaum ka postuar videon e konferencës së shtypit në Tiranë në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe në faqen e tij zyrtare në rrjet, me shënimin e mëposhtëm në gjermanisht:
Përpara se të fillojnë negociatat për pranimin në BE me Shqipërinë, duhet të zbatohen kërkesat kryesore të Komisionit të BE-së. Grupi CDU/CSU në Bundestagun gjerman e ka rikonfirmuar këtë gjë në një dokument me shtatë pika, të cilën e paraqita në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Këtu po botoj videon e konferencës së shtypit. Po e botoj edhe pse është në shqip, për shkak të shumë pyetjeve që kam marrë, si dhe raportimeve të gënjeshtërta në media.
Krichbaum, i cili është Kryetar i Komitetit për Çështjet e BE-së në Bundestag dhe këshilltari politik i grupit parlamentar CDU/CSU Hans-Joachim Falenski erdhën në Tiranë javën e shkuar për t’i bërë të njohur qëndrimin e parlamentarëve gjermanë se Shqëpëria nuk ka plotësuar ksuhtet për hapjen e negociatave dhe caktimin e shtatë pritshmërive që parlamentarët gjermanë presin të përmbushen para se të japin pëlqimin për negociata.
Por sikurse kemi raportuar këtu, Kryeministri Rama dhe mediat e komentatorët politikë të kontrolluar prej tij ndërmorën një sulm të koordinuar kundër Krichbaumit për ta paraqitur kërkesën e tij si diçka personale dhe pa rëndësi në vendim-marrjen e qeverisë gjermane.
Më i ashpri nga të gjithë ishte vetë Kryeministri Rama, i cili ndërmori sulme të hapura dhe direkte kundër Kirchbaumit, madhe me një gjuhë aspak diplomatike dhe të denjë.
Por sikurse kemi raportuar këtu dhe këtu këto qëndrime shqiptare nuk reflektojnë fare të vërtetën dhe janeë keqinformime të qëllimshme për të mbrojtur Kryeministrin Rama dhe për të fshehur faktin që droga dhe krimi janë bërë tashmë pengesa kryesore për integrimin e vendit në BE.
Sikurse u konfirmua nga Kancelarja Merkel në takimin me Kryeministrin Rama në Berlin, ditën e hënë, kushtet e paraqitura nga Krichbaum janë të vërteta.