Mbretëri e Bashkuar, nëntor 2016:
Sekretari i Jashtëm Boris Johnson u kritikua për promovimin e librit të tij biografik mbi Winston Çërçill, gjatë një vizite zyrtare dy ditore në Serbi. Ai u fotografua duke firmosur në një librari të qytetit disa kopje të librit. Duke dashur të mbrojë veten, ai tha se aktiviteti ishte tërësisht rastësor. Media, opinioni publik dhe politikanë të ndryshëm e akuzuan atë për shfrytëzim të postit zyrtar në shërbim të interesave vetjake.
Shqipëri, tetor 2016:
Kryeministri Edi Rama promovoi librin e tij “Kurban” dhe mori pjesën në dy forume, gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Serbi Aktiviteti u reklamua gjerësisht nga vetë Kryeministri, media shqiptare dhe ajo serbe.