Presidenti Buajr Nishani pritet të shpallë këtë javë datën për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.
Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, mandati i parlamentit të tanishëm do të përfundojë katër vjet pas seancës së tij të parë, më 9 shtator, 2017.
Kodi Zgjedhor përcakton se Presidenti duhet të shpallë datën e re të zgjedhjeve jo më vonë se nëntë muaj para përfundimit të mandatit parlamentar, Presidenti Nishani pritet të njoftojë datën e re para 9 dhjetor.
Data për zgjedhjet pritet të jetw në një nga dy të dielat e fundit të periudhës zgjedhore që fillon më 15 mars dhe përfundon më 30 qershor, 18 ose 25 qershor 2017.