
210 kandidatë për t’u bërë pjesë e Byrosë së Hetimit kanë kaluar të enjten testin fizik, prej 325 kandidatëve që kishin aplikuar.
Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, testim u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen.
Byroja, pjesë integrale e SPAK, aktualisht ka emëruar vetëm 28 nga 60 hetues që pritet të ketë si strukturë.