Rama hap Bulevardin e ri me një plan të vjetër

Rama hap Bulevardin e ri me një plan të vjetër

Dje, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj vendosën dy pllakat e para në Bulevardin e Ri. Në një ceremoni të organizuar me kujdes të veçantë, Kryeministri Rama deklaroi:

“Tirana mund ta kishte patur këtë bulevard sot, mund ta kishte sheshin sot. Po ja për shkak të votës, gjërat nuk shkuan ashtu siç do të duhet të shkonin dhe për shkak të votës Tirana humbi vite, u përpëlit në një kurth të pakuptimtë dhe faktikisht u tërhoq zvarrë. Por, pretendimet e Kryeministrit Rama janë faktikisht të pavërteta.

Megjithëse, ideja për zgjatimin e bulevardit dhe rijetësimin e asaj zone ka ekzistuar që në planin e bulevardit Zogu I, hartuar nga arkitektët italianë De Fausto dhe Brasini, i vetmi kryebashkiak i cili e ndërmori një hap konkret për zgjatimin e bulevardit ishte Lulzim Basha.

basha

Plani anglez për zgjerimin e bulevardit daton që në vitin 2012, kur ish-kryebashkiaku Lulzim Basha hapi një konkurs ndërkombëtar për projektin. Studio Grimshaw Arxhitects bashkë me DAR group ishte firma fituese nga 7 projekte finaliste pjesmarrëse në konkurs. Më poshtë është një fragment nga projekti fitues:

Vizioni i kësaj studioje është krijimi i hapësirave të gjelbra për Tiranën. Ajo propozon që hapësira e gjelbër t’i përgjigjet çdo kërkese të qytetit, madje të konceptit të zhvillimit të tij ekonomik. […]

“Ne e shohim këtë bulevard jo vetëm si një zonë të gjelbër që lidhet me liqenet, por edhe si një zonë aktive jetese duke i pasur të gjitha shërbimet e një qyteti modern,” thanë përfaqësuesit e studios.

Elementi kryesor i përfshirë në projektin e kësaj studioje është synimi në rritjen e mirëqenies së rrugëve, duke e kthyer Tiranën në një qytet të ri, me më shumë gjelbërim. Elementi dytësor janë institucionet publike, ndërtesat kryesore, që është edhe vendi ku përqendrohen qytetarët.

“Do të shikohet se si kjo do të japë rezultatet e saj dhe se si do të ndikojë në krijimin e mundësive tregtare. Një pikë e rëndësishme është ajo që ne duhet të bëjmë një lidhje mes të resë dhe të vjetrës duke u fokusuar fillimisht në problematikat e tyre”, thanë përfaqësuesit e studios.

Me pak fjalë, idetë për një Tiranë të gjelbër dhe zhvendosja e ndërtesave qeveritare në zgjatimin e bulevardit nuk janë ide të reja që erdhën në Tiranë me ardhjen e Erion Veliaj dhe Stefano Boerit. Këto ide ishin pjesë e një projekti të bllokuar me ardhjen në pushtet të Qeverisë Rama në 2013-ën, bllokim ky që vazhdoi deri në 2015-ën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>