Tiranë — 800 mijë qytetarë më shumë

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Tiranë — 800 mijë qytetarë më shumë

Sot, do të vazhdoj me serinë e artikujve mbi Materplanin Tirana 030. Në shkrimet e mëparshme kam shpjeguar se si procesi i hartimit të masterplanit ka shkelur ligjin mbi dëgjesat publike dhe se si “Zonat e transformimit”, të cilat formojnë shtyllën e masterplanit, janë asgjë në krahasim me koncesionet e fshehur. Ato do të vazhdojnë të rëndojnë qytetarët shqiptarë për gjatë dekadës së ardhshme dhe do të sjellin një numër të lartë shpronësimesh të rrëmujshme.

Sot do të analizoj numrat themelorë të paraqitur në masterplan. Pavarësisht se ky është një projek i madh, si për nga përmasat ashtu edhe nga ambiciet, ai ka shumë pak të dhëna. Pjesa më e madhe e projektit është e bazuar në hamendime të pabaza — të dhënat e paraqitura nuk tregojnë asgjë.

Rritja e popullsisë

Shifrat për rritjen e popullsisë janë faktet më të rëndësishme për planifikimin urban. Vendime të tilla si ndërtimi i godinave të reja, shkollave apo shërbimeve publike bazohen në pritshmëri të arsyeshme për rritjen e numrit të popullsisë në zona të caktuara.

tirana 2

Sipas Masterplanit Tirana 2030, popullsia në Tiranë parashikohet të jetë 1,6 milionë banorë deri në vitin 2031. Pra, projektuesit parashikojnë dyfishimin e popullsisë në 16 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se ato kanë hartuar një masterplan i cili siguron strehim për 800 mijë banorë më shumë. Çfarë do të thotë më shumë ndërtime.

Rritja prej 1,6 milionë banorësh nuk është e bazuar në normat e vërteta të rritjes. Sipas Institutit të Statistikave, INSTAT, në Prefekturën Tiranë, e cila përfshin Bashkinë Kavajë dhe Tiranë, popullsia është rritur me rreth 215 mijë banorë — nga 596,704 banorë në vitin 2001 në 811 649 në vitin 2016. Figura 1 tregon normën e rritjes së popullsisë gjatë këtyre viteve.

Screen Shot 2017-01-14 at 14.11.41

Sikurse shihet në Figurën 1, rritja e popullsisë në prefekturën e Tiranës është ulur, me numrin më të ulët në vitin 2014. Kjo ulje shpjegohet me numrin e lartë të emigracionit në vend.

Figura 2 paraqet parashikime të ndryshme të numrit të popullsisë së Tiranës (nuk dihet nëse flitet për bashkinë apo për prefekturën Tiranë) nga viti 2016 deri në 2031.

Por, le të vazhdojmë të krahasojmë shifrat.

Screen Shot 2017-01-14 at 14.11.51

 

Vija blu tregon rritjen e popullsisë, të bazuar në një rritje mesatare nga viti 2001 deri në 2016. Por, duke qenë se popullsia ka vazhduar të ulet, një parashikim i bazuar në mesataren e pesë viteve të fundit do të ishte më i përshtatshëm, e paraqitur në vijën e kuqe. Vija e verdhë tregon parashikimin e Masterplanit Tirana 030 (fig.3).

Parashikimi zemërgjerë (vija blu) i bazuar në rritjen aktuale të popullsisë për 15 vitet e fundit parashikon rritjen e numrit të banorëve në 1,1 milionë deri në vitin 2031. Kjo do të thotë 500 mijë banorë më pak se sa shifra në të cilën janë bazuar planet e ndërtimit.

Keqparashikim i numrit të popullsisë ka pasoja shumë të rënda për të ardhmen e qytetit.

Mendo për shembull për të gjitha hapësirat boshe, në cilat do të ndërtohen pallate për 500 mijë banorë.

Rritja e ndërtimeve e pabazuar në shifrat reale të rritjes së popullsisë do të ketë pasoja shkatërruese në tregun e pronave të paluajtshme. Banesat boshe dhe të braktisura, ulin vlerën e pronës dhe rrisin pasigurinë. Ato janë një nga faktorët e lidhur me rritjen e krimit në qytet.

Mendo për shkollat e reja të premtuara nga Kryebashkiaku Veliaj; ka shumë ndryshim nëse ti ndërton për 300 mijë banorë apo për 800 mijë banorë të rinj.

Pse duhet të fryhet kaq shumë numri i popullisisë? I vetmi hamëndësim është se nuk ka rëndësi të ndërtosh për qytetarët, rëndësi ka vetëm të ndërtosh.

Përditësim: Në fund të raportit, autorët befas citojnë të dhënat e INSTAT-it për Bashkinë e Tiranës dhe jo prefekturën. Ato paraqesin të dhënat e mëposhtme:

tirana 2
Fig. 3. Rritja e popullsisë sipas të dhënave të INSTAT. TR030, f. 414

Pra, duket se INSTAT është edhe më dorështrënguar se sa parashikimi që ne kemi bërë. Duke qënë se ato kanë më shumë të dhëna, prashikojnë rritje të numrit të popullsisë me 100 mijë banorë më shumë.

Në faqen 415, të masterplanit, hartuesit e tij sugjerojnë rritje të popullsisë me 700 mijë banorë më shumë. Pra 100 mijë banorë më pak se sa numri i deklaruar në fillim të raportit.

Fig. 4. Rritja e popullsisë sipas hartës demografike PPT 19.
Fig. 4. Rritja e popullsisë sipas hartës demografike PPT 19.

Rrëmuja nuk ndalon me kaq. Harta me të dhënat demografike (fig.4) parashikon një rritje të popullsisisë me 40 për qind në Prefekturën e Tiranës deri më 2031, me rritje të shifrave ndërmjet 20 për qind dhe 30 përqind të popullsisë në qendrat e qyteteve. Kjo përfshin një rritje më të madhe se sa 100 mijë banorë.

Pra, kush është shifra reale e rritjes së populllsisë? 1, 6 milionë —724, 167 mijë —700 mijë banorë apo ndonjë shifër tjetër? Ashtu sikurse shprehen në Shqipëri, e kanë bërë lëmsh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>