218 mijë vetë aplikojnë për 10% të fondit të pensionit në Kosovë

Nga Exit News
218 mijë vetë aplikojnë për 10% të fondit të pensionit në Kosovë

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se 218 mijë qyetarë në Kosovë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqind të kontributeve.

“Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë”, thuhet në njoftim.

Procesi fillimisht pati disa probleme për shkak të faqes së uebit të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Drejtori Adrian Zalli, ka thënë për Radio Evropa e Lirë të premten se të dhënat e kontribuesve në Kosovë nuk janë cenuar.

Ruzhdi Morina, po ashtu pjesë e këtij insitucioni, kishte pohuar për REL se faqja ishte goditur nga një sulm kibernetik.

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, ku përfsihet edhe përfitimi i 10 përqindëshit.

Sipas këtij ligji, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 përqind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>