ILDKPKI nis hetimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza

ILDKPKI nis hetimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka nisur sot kontrollin dhe hetimin administrativ për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza.

Ky hetim i ILDKPKI-së vjen pak ditë pasi bashkëshortja e Zotit Peza bleu aksione me vlerë 1,13 miliardë lekë në bankën Credins.

Sipas Zotit Peza, paratë janë kursyer ndër vite nga ai dhe bashkëshortja e tij dhe se pasuria nuk ka të bëjë me pozicionin e tij si deputet në parlament.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, Partia Demokratike kërkoi hetimin e pasurisë së deputetit.

ILDKPKI sqaroi se përveç burimit të pasurisë të Zotit Peza dhe familjarëve të tij, do të hetohet dhe gjendja e konfliktit të interesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>