1 mld lekë aksione, Peza: ILDKPI të më hetojë

1 mld lekë aksione, Peza: ILDKPI të më hetojë

Pas vendimit të ILDKPI për kontroll të pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit. Nëpërmjet një statusi në FB, ai shprehet se mirëpret hetimin administrativë që do të nisë institucioni më i lartë i kontrollit të pasurive në vend. Bashkëshortja e tij ka blerë rreth 1 mld lekë aksione në bankën “Credins”.

“Mirepres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time. Inkurajoj ILDKPI t’i shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi të thellë e shterues”.

 

Me herët ligjvënësi deklaroi se paratë janë kursyer ndër vite nga ai dhe bashkëshortja e tij dhe se pasuria nuk ka të bëjë me pozicionin e tij si deputet në parlament.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, Partia Demokratike kërkoi hetimin e pasurisë së deputetit.

ILDKPKI sqaroi se përveç burimit të pasurisë të zotit Peza dhe familjarëve të tij, do të hetohet dhe gjendja e konfliktit të interesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>