
22 banorë të qytetit të Delvinës nuk janë të infektuar me koronavirus. Ata bënë testin Covid-19, pasi ishin kontakte të rasteve të mëparshme, dhe dolën negativ.
Banorët e kryen testin ditën e shtunë tek Shërbimi Shëndetësor i Delvinës.
Në Delvinë, deri më tani të konfirmuar me koronavirus janë 11 persona.