Vendimet e para të Presidentit Trump

Vendimet e para të Presidentit Trump

Presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump, menjëherë pas inaugurimit, ka nënshkruar vendimet e tij të para.

Urdhri i tij i parë, më 20 janar, ishte emërimi i gjeneralit të marinës, të dalë në pension prej 3 vitesh, James Mattis si Sekretar i Mbrojtjes. Më parë, gjeneralët apo oficerët duhet të prisnin 7 vite përpara se të mund të merrnin një post publik.

Obamacare

Të shtunën, Donald Trup  nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon të dobësojë ligjin për kujdesin shëndetësor, të njohur si programi ObamaCare. Ligji që i siguronte shërbim shëndetësor mbi 20 milion amerikanëve, i miratuar në vitin 2010, ishte një prej më të kundërshtuarve prej Trump-it, gjatë fushatës presidenciale.

Sipas deklaratës të shefit të shtabit Reince Priebus, urdhri nuk e shfuqizon ligjin, por synon të minimizojë barrën ekonomike të tij.

Ngrirja e rregulloreve

Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe shefi i shtabit Reince Priebus urdhëruan agjencitë qeveritare të ngrijnë rregulloret e miratuara nga ish-Presidenti Obama, që nuk janë publikuar akoma.

Dita Kombëtare e Patriotizmit

Presidenti Trump vendosi për krijimin e një Dite Kombëtare të Patriotizmit. Nuk ka ende detaje se në cilën datë do të jetë kjo ditë.

Partneriteti Trans-Paqësor

Të hënën, Presidenti Trump nënshkroi një tjetër urdhër ekzekutiv, me të cilin i dha fund pjesëmarrjes së SHBA-ve në Partneritetin Trans-Paqësor, një pakt gjithëpërfshirës  tregtie negociuar me njëmbëdhjetë vende të tjera. Pakti i nënshkruar në vitin 2015, ishte një nga vendimet më të rëndësishme të ish-Presidentit Obama. Donald Trump e ka quajtur paktin “një katastrofë” për SHBA-në dhe dëmtues të prodhimit amrikan.

Java e parë e Presidentit Trump pritet të jetë e ngarkuar me emërimin e kabinetit qeveritar.  Deri më tani pjesë e administratës janë James Mattis si Sekretar i Mbrojtjes, John Kelly si Sekretar i Sigurisë Kombëtare dhe Rex Tillerson si Sekretar i Shtetit. Priten ende të marrin miratimin nga Senati dhe 13 nominime të tjera.

Ndërkohë, të premten ai do të takohet më kryeministren britanike Theresa May, e para lidere botërore që do të takojë zyrtarisht presidentin e ri. Në qendër të takimit do të jenë çështje si e ardhmja e NATO-s, Siria dhe tregtia.

Gjatë fushatës presidenciale, Kryeministrja May e ka kritikuar publikisht Donald Trump.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>