223 të infektuar me Covid dhe 8 viktima në Kosovë

223 të infektuar me Covid dhe 8 viktima në Kosovë

223 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërsa 8 të infektuar kanë humbur jetën, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 1,256.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 342 pacientë.

Lajmërimi u bë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë

Që prej fillimit të marsit, në vend janë regjistruar 48,905 të infektuar, prej të cilëve 36,568 janë shëruar, 1,256 kanë humbur jetën dhe 11,081 janë ende të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>