228 000 fëmijë më shumë kanë vdekur për shkak të koronavirusit

Nga Exit News
228 000 fëmijë më shumë kanë vdekur për shkak të koronavirusit

Pandemia e koronavirusit mund të ketë ndikuar indirekt në rreth 228,000 vdekje shtesë tek fëmijët në 2020, 11,000 vdekje tek gratë shtatëzana dhe 3.5 milion shtatzëni të padëshiruara në Azinë Jugore, thanë Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar të mërkurën.

Sipas The Guardian, studimi i porositur nga UNICEF fajësoi “shkurtimet drastike në ofrimin e shërbimeve thelbësore të shëndetit publik” për shkak të pandemisë në Indi, Pakistan, Nepal, Bangladesh, Afganistan dhe Sri Lanka.

“Rënia e këtyre shërbimeve ka pasur një ndikim shkatërrues në shëndetin dhe ushqimin e familjeve më të varfra,” tha drejtori rajonal i UNICEF George Laryea-Adjei.

Vendet e rajonit, si kudo tjetër, vendosën masa të rrepta bllokimi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Shumë kufizime janë lehtësuar, megjithëse shumë shkolla mbeten të mbyllura.

Raporti tha se edhe atje ku shërbimet shëndetësore nuk u mbyllën, numri i pacientëve ra.

Në Bangladesh dhe Nepal, për shembull, numri i fëmijëve të vegjël që trajtohen për kequshqyerje të rëndë akute ra me mbi 80%, ndërsa vaksinimi i fëmijëve ranë ndjeshëm në Indi dhe Pakistan.

Me rreth 420 milion fëmijë në Azinë Jugore jashtë shkollës për shkak të pandemisë, raporti paralajmëroi gjithashtu se nëntë milion fëmijë ka të ngjarë të mos ktheheshin më në shkollë, shtoi raporti.

Kjo nga ana tjetër pritet të çojë në një rritje të martesave të fëmijëve, duke rezultuar në një shtesë prej 400,000 shtatzënish në vajzat adoleshente, si dhe një rritje në numrin e vdekjeve nga nëna e reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>