23 vende mbështesin idenë e BE-së për një traktat mbi pandeminë

Nga Exit News
23 vende mbështesin idenë e BE-së për një traktat mbi pandeminë

Udhëheqësit e 23 vendeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështetën të martën një ide për të krijuar një traktat ndërkombëtar mbi pandëminë, raporton EuroActive.

Traktati që do të ndihmonte botën të merrej me emergjencat e ardhshme shëndetësore të ngjashme me pandeminë e koronavirusit.

Ideja e një traktati të tillë, i cili do të siguronte qasje universale dhe të barabartë në vaksinat, ilaçet dhe diagnostikimet mbi pandemitë, u paraqit nga kryetari i udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Charles Michel në një samit të G20 nëntorin e kaluar.

Këtë marrëveshje e kanë kërkuar edhe udhëheqësit e botës si Boris Johnson, Angela Merkel e Emmanuel Macron.

Të martën ajo mori mbështetjen zyrtare të udhëheqësve të Fixhi, Portugalia, Rumania, Britania, Ruanda, Kenia, Franca, Gjermania, Greqia, Korea, Kili, Kosta Rika, Shqipëria, Afrika e Jugut, Trinidad dhe Tobago, Hollanda, Tunizia, Senegal, Spanjë, Norvegji, Serbi, Indonezi, Ukrainë dhe OBSH.

Do të ketë pandemi të tjera dhe urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm,”shkruajnë udhëheqësit në një artikull të përbashkët mendimi në gazetat kryesore.

Ne besojmë se kombet duhet të punojnë së bashku drejt një traktati të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë,” thanë ata.

Qëllimi kryesor i një traktati të tillë do të ishte forcimi i qëndrueshmërisë së botës ndaj pandemive të ardhshme përmes sistemeve më të mira të alarmit, ndarjes së të dhënave, hulumtimeve dhe prodhimit e shpërndarjes së vaksinave, ilaçeve, diagnostikimeve dhe pajisjeve mbrojtëse personale, thuhet në deklaratë.

Traktati do të thoshte gjithashtu se shëndeti i njerëzve, kafshëve dhe planetit janë të gjithë të lidhur dhe duhet të çojnë në përgjegjësi të përbashkët, transparencë dhe bashkëpunim global.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>